Osmani e pret në takim Abdixhikun, e falendëron për rolin konstruktiv të LDK-së në formimin e institucioneve

12 prill 2021 | 22:13

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e ka falënderuar për rolin konstruktiv që LDK-ja ka luajtur gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit”.

“Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të veçantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Osmani ka tregusr se me Abdixhikun u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç kur luante te Dinamo…