Penza mposhti Prishtinën, fitojnë Vëllaznimi dhe Bashkimi

09 dhjetor 2020 | 16:59

Të mërkurën u zhvillua xhiroja e nëntë e Superligës së Femrave.

Ndeshja kryesore ishte ndërmjet Penzës dhe Kosovahome Prishtinës, ku fitore shënoi skuadra pejane me rezultat 68:64 (20:9, 10:27, 16:16, 22:12).

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me shifrat 20:9. Në periodën e dytë kundërpërgjigjen mysafiret 10:27, duke shkuar në pushim 30:36. Në periodën e tretë u zhvillua ndeshje e barabartë 16:16, kurse drama ndodhi në 10 minutat e fundit. Penza nuk dorëzohet dhe arrin të barazojë rezultatin, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Në minutën e fundit te rezultati 64:64, kapitenia e Penzës, Valbona Bytyqi shënoi katër pikë për fitoren e skuadrës së saj. Bytyqi e mbylli ndeshjen me 32 pikë, kurse te Kosovahome Prishtina më e dalluara ishte Enxhi Xhanaj me 18 pikë e 23 kërcime, kurse 18 pikë shtoi edhe Besjana Martinaj.

Penza ka katër fitore dhe pesë humbje, kurse Kosovahome Prishtina pesë fitore dhe katër humbje.

Bashkimi i është kthyer fitoreve, duke mundur Kastriotin në udhëtim 58:94 (18:18, 21:27, 6:30, 13:19). Pas çerekut të parë, skuadra prizrenase dominoi në parket, duke regjistruar fitoren e tetë dhe ka një humbje, kurse skuadra ferizajase ka një fitore dhe tetë humbje.

Vëllaznimi ka shënuar fitore të pritur ndaj Trepçës me rezultat 64:39 (13:7, 13:6, 15:11, 23:15). Skuadra kuqezi dominoi nga fillimi për të shënuar fitoren e tetë dhe ka një humbje, kurse skuadra mitrovicase ka një fitore dhe tetë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë seancë…