Për 24 orë 18 aksidente në trafik, policia shqipton 1 146 tiketa

14 shtator 2018 | 11:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 146 tiketa trafiku.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar, 22 të tjerë pa të lënduar, ndërsa nuk është raportuar për asnjë aksident me fatalitet, raporton “Epoka e re”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve janë arrestuar 55 persona, ndërsa 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë hapur të premten zyrën…