
Për 5 mijë euro borxh të cilat i mori më parë, i dyshuari kërkon kthimin e 8 mijë eurove
08 prill 2021
| 12:37
Ankuesi në Prishtinë ka informuar se dy viteve të fundit kishte luajtur bastore online, tek një person i dyshimtë në Prishtinë.
Sipas ankuesit, ai i kishte marr borxh 5 mijë euro, por i dyshuari tani kërkon që t’ia kthej 8 mijë euro.
Me këtë rast ka intervenuar Policia e Kosovës, ku është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. “NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy viteve të fundit kishte luajtur bastore online, tek i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankuesit, ai kishte marr borxh prej 5000 euro, mirëpo i dyshuari tani kërkon që ti kthej 8000 euro. Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.