Për dinarin, Vuçiqi sot takohet me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden
01 shkurt 2024
| 08:13
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë pati takim me përfaqësuesit e Quint-it dhe BE-së, kurse sot ai do të bisedojë me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden lidhur me vendimin e autoriteteve në Prishtinë për aktivizimin e dekretit për heqjen e dinarit në Kosovë nga sot (1 shkurt).
Pas këtij aktiviteti intensiv diplomatik, siç thuhet, pritet që Vuçiqi t’i drejtohet publikut në 48 orët e ardhshme.
Ai duhet t’i informojë qytetarët për hollësitë më të rëndësishme të kësaj serie bisedimesh.



