Për dy muaj vdiqën rreth 1 500 persona nga vala e nxehtësisë në Francë

08 shtator 2019 | 17:33

Valët e nxehtësisë që përfshinë Francën në qershor dhe korrik kanë shkaktuar rreth 1 500 vdekje më shumë se zakonisht gjatë asaj periudhe.

Kjo shifër është shumë më e ulët se në verën e vitit 2003, sipas Ministres së Shëndetësisë.

Një total prej 1 mijë e 465 njerëz më shumë se zakonisht kanë vdekur gjatë nxehtësisë në qershor dhe korrik, një rritje mesatare e vdekshmërisë prej rreth nëntë për qind gjatë asaj periudhe.

“Vala e nxehtësisë e vitit 2003 zgjati 20 ditë. Këtë vit patëm 18 ditë, dhe ne ishim në gjendje të zvogëlon vdekshmërinë përmes masave parandaluese”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzin, shkruan “en24news”.

Temperatura më e lartë në Francë këtë verë ishte 46 gradë dhe ishte regjistruar më 28 qershor në fshatrat në jug të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lord MacDonald, ish-prokuror ka thënë për “Sky News” se Boris…