Për gjashtë ditë luftë në Ukrainë, rreth 6 000 rusë të vrarë, thotë Zelensky

02 mars 2022 | 08:48

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur këtë mëngjes teksa lufta me Rusinë ka hyrë në ditën e shtatë.

Zelensky beson se pothuajse 6 000 trupa ruse u vranë në gjashtë ditët e para të luftës. Rusia ende nuk i ka konfirmuar këto humbje.

Udhëheqësi ukrainas vazhdoi të këmbëngulë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë rënë në qytetet e Ukrainës ditët e fundit.

Ai pohoi se Moska “synon ta fshijë historinë tonë” pasi memoriali i Holokaustit Babyn Yar në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën, shkruan “SkyNews”, transmeton “Klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ukrainase thonë se një sulm raketor rus rreth orës…