Për herë të parë në Shqipëri mbahet Java Kulturore e Arabisë Saudite

16 shtator 2025 | 08:31

Prej sot e deri më 20 shtator 2025 do të zhvillohet Java Kulturore e Arabisë Saudite, e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Kjo është hera e parë që Arabia Saudite sjell në Shqipëri një javë të plotë me art, traditë dhe kulturë.

Programi do të shoqërohet edhe me bashkëpunime mes artistëve të Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, duke krijuar ura të reja dialogu mes dy kulturave.

Mjeshtër sauditë do të prezantojnë zanate të lashta me punëtori interaktive. Gjithashtu do të ketë aktivitete që përfshijnë arkeologjinë, arkitekturën, fotografinë, letërsinë, modën dhe kulinarinë arabe.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë projeksione filmash të shkurtër që pasqyrojnë artin, rajonet dhe traditat saudite.

Java Kulturore e Arabisë Saudite organizohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, e cila synon promovimin e dialogut ndërkulturor dhe forcimin e lidhjeve mes shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht mënyrën…