Për katër vite mbi 6 000 çifte i dhanë fund martesës së tyre

06 nëntor 2025 | 08:02

Nga janari deri në shtator të këtij viti, mbi një mijë çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për nëntë muaj 1,187 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. ASK po ashtu ka publikuar shifrat e çifteve të shkurorëzuara ndër vite.

Sipas të dhënave të ASK-së, nga viti 2022 deri në shtator të këtij viti, janë gjithsej 6,250 çifte të cilët i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Gjatë vitit 2022 janë shkurorëzuar 1 685 çifte. Në vititn 2023 janë 1 713 raste të shkurorëzimeve dhe në vitin 2024 janë gjithsej 1 665 çifte të cilët i kanë ndarë rrugët e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Selanikut dënoi me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar…