Për marrëveshjen në Uashington, presidenti i Panamasë përgëzon Kosovën

20 tetor 2020 | 09:00

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku, i dorëzoi të hënën letrat kredenciale presidentit të Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen.

Pas pjesës ceremoniale, në një bisedë të shkurtër me Cortizo, Telaku shprehu gatishmërinë e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Nga ana e tij, kreu i shtetit të Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen, i uroi mirëseardhje diplomates së Kosovës në misionin e saj në këtë vend dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ai, po ashtu, e uroi diplomaten e Kosovës dhe Kosovën për marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington në shtator të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve të…