Për një fotografi i ngrehin padi dhe i kërkojnë 150 000 dollarë

22 prill 2020 | 11:17

Bota mund të jetë pasive në shtëpi këtë kohë por, me sa duket, paditë e personave të famshëm nuk po pushojnë. Sipas “E! News”, Jennifer Lopez është duke u paditur për postimin e një fotografie në “Instagram” pa lejen e fotografit dhe kjo tingëllon si e çrregullt. Sipas dokumenteve gjyqësore, fotografi i Nju Jorkut, Steve Sands, ka akuzuar yllin e “Hustlers” dhe kompaninë e saj të prodhimit Nuyorican Productions për shkelje të të drejtave të autorit.

Procedura thotë që 50-vjeçarja përdori një fotografi të marrë nga Sands për të ‘promovuar’ markën e saj në “Instagram”, ku ajo numëron mbi 119 milionë ndjekës. Në padi, thuhet se Lopezi e bëri këtë pa leje për ta ndarë imazhin në platformën e saj në median sociale dhe pa kompensim për fotografin. Fotografia në fjalë është një foto e artistes amerikane, e shkrepur nga Sands, e cila prej asaj kohe ka marrë mbi 656 000 pëlqime. Ajo ishte publikuar për herë të parë në llogarinë e saj në “Instagram” më 22 qershor 2017.

Sipas dokumenteve të gjykatës, fotografi ka ‘të drejtë në dëme ligjore’ deri në 150 000 dollarë për ‘punë të shkelur’. Kjo nuk është hera e parë që Jennifer paditet për postime të tilla, pasi në tetor të vitit të kaluar dikush tjetër kërkoi 150 000 dollarë shpërblim prej saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i moshuar nga Durrësi ka humbur jetën pasi ishte…