Për një javë arrestohen 19 persona
                19 mars 2021
                |  10:36
            
        Policia e Kosovës, Stacionet Policore nё kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nga data 12.03.2021 e deri me datë 19.03.2021 ka arrestuar gjithsejtë 19 persona me urdhëresë nga Gjykata.
Personat e arrestuar kanë kryer vepra penale “Vjedhje e rëndë”, “Vjedhje”, “Mashtrim”, “Kanosje”, “Dhunë në familje”, “Narkotik”, “Armëmbajtje pa leje”, “Sulm”, “Lëndim trupor”, “Rrezikim i trafikut publik”, “Vjedhje e shërbimeve”.
Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        