Se liri donte Kosova

06 prill 2026 | 20:15


Poezi e shkruar nga FADIL HYSENAJ (Kabash) Pukë – Shqipëri

Moj Kosovë plot histori
Ke lind trima me shumë lavdi
Me lot n’sy po e nisi shkrimin
T’shkruaj vargje për trim Besimin
N’Maqitevë t’Suharekës
Rritet Besa i’pushkës e’besës
N’çdo përpjekje që Besa ra
Kacafytej me Serbin Shkja
Donte shpirtin me jau marr
Zemra tij kish gjak shqiptar
N’demostrata, printe i pari
Tmerr e kishte Serbomadhi
N’burg e fusin Besim trimin
Por shqiptari kish ba betimin
Për Kosovë kurr mos meu ndal
Jetën time ja kam fal
Kurr Besimit si dridhej dora
Se liri donte Kosova
Shkojn te puna me arrestu
Gjall Besimi s’ka pranu
Meu dorzu gjall nuk pranon
Komondantin Shkja drejt e qëllon
Ja mur shpirtin ja mur jetën
Si shqiptar e tregoi veten
Por Besimit i’ shkojn te shpia
Me burgos don policia
N’mes Greikocit e Korishit nuk dorëzohet, aty vritet
Vritet trimi i Dardanisë
Ky vigan i Shqiptarisë
Te lumt dora o Besim Ndreca
S’do t’harrohesh sa të jet jeta


HEROI I KOMBIT – BESIM NDRECA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami sonte në…