Për një muaj u kryen mbi 1 mijë e 200 rezonanca magnetike në QKUK

14 prill 2021 | 14:42

Klinika e Radiologjisë ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar 1 mijë e 236 rezonanca magnetike për një muaj, ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është duke u përballur me pandeminë Covid-19.

Në raportin e punës për muajin mars, siç ka njoftuar QKUK-ja, stafi i klinikës ka kryer 10 mijë e 142 radiografi dhe 1 mijë e 707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit.

Gjatë kësaj periudhe, në këtë klinikë janë realizuar edhe 2 mijë e 246 tomografi të kompjuterizuar dhe 87 radiologji intervente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka akuzuar Rusinë se po synon të provokojë përmes…