
Për pesë muaj, ATK-ja shqiptoi mbi 3 000 gjoba
09 qershor 2022
| 15:39
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse tek bizneset, si rezultat i konstatimeve në teren janë lëshuar 3,534 gjoba mandatore, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion.
“Vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155, 387 euro.
Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
ATK-ja ka theksuar se aktivitetet operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave.