Kurti i përgjigjet Serbisë për ofrimin e linjitit në këmbim të energjisë elektrike

09 qershor 2022 | 15:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër “Ballkanit të hapur”.

Ai ka thënë se s’ka Ballkan të hapur pa qenë gjashtë vendet e rajonit dhe pa trajtim të barabartë. Madje sipas tij, ky ka qenë edhe mesazhi i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kurti ka thënë se nesër (e premte) nga kancelari gjerman, Olaf Scholz mesazhe të qarta për fuqizim të Procesit të Berlinit.

I pyetur nga “Kosovapress”, rreth ofertës së Serbisë për ofrim të linjitit në këmbim të energjisë elektrike, Kurti është përgjigjur negativisht, duke thënë se presidenti Aleksandër Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës.

Ai ka folur edhe për veteranët e UÇK-së, për të cilët ka thënë se ka ndjeshmëri të madhe.

Këto komente Kurti i ka bërë të enjten, pas dorëzimit disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar të enjten Forcën e Sigurisë…