Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Prishtinë, këto zona do mbesin pa ujë

19 qershor 2021 | 23:20

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër ekipet e mirëmbajtjes të rrjetit të ujësjellësit nën mbikëqyrjen e drejtorisë teknike, kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e ”Tiranës” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Lagjja “Lakrishte”, një pjesë e Lagjes “Dardania” dhe një pjesë e Lagjes “Arbëria” mbi hekurudhë deri te objekti i ri i Komunë së Prishtinës.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave…