Për shkelje kushtetuese po na flet ai që e pati shkelur me Zajdenicën

15 prill 2020 | 09:29

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përpiqet të krijojë një qeveri, të cilën ajo thotë se nuk ka të drejtë ta bëjë. “Thaçi nuk është subjekt, nuk mund të krijojë qeveri”, thotë ajo.

“Presidenti Thaçi po mendon se është një prej subjekteve që të krijojë një qeveri si do ai. Kushtetuta është e qartë, ai ka vetëm një rol objektiv”, shton ajo.

Më tutje, ajo thotë se vetëm LV-ja mund ta krijojë qeverinë e re, ndryshe vendi shkon në zgjedhje.

“Edhe ata që e kanë shkruar Kushtetutën e kanë pranuar. Nëse nuk pranojmë të krijojmë qeveri, atëherë shkojmë në zgjedhje”, thotë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë disa fjalë edhe për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se LV-ja po instalon diktaturë në Kosovë me shkelje të Kushtetutës.

‘’Mustafa po na flet për shkelje kushtetuese, ndërsa ai vetë e pat shkelur me Zajdenicën. Çdo vendim që e kemi marrë menjëherë pati kundërshtime. Ata po e shtrojnë rrugën për një koalicion me PDK-në. Kështu e kanë qëllimin me diskursin e tyre ShIK-u, PDK-ja etj… e pastaj ta bëjnë qeverinë me ta. Mundësinë që të ketë qeveri pa LV-në nuk e kanë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa në Europë dhe në një pjesë të mirë të…