Për të mbrojtur pasurinë e familjes, djali i David Beckham bën marrëveshje paramartesore me të fejuarën

09 dhjetor 2020 | 14:40

Djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, është detyruar që të shtyjë dasmën e tij nga shtatori i vitit 2021 që ishte planifikuar për në 2022-shin. Mediat e huaja shkruajnë se 21-vjeçari dhe e fejuara e tij, 25-vjeçarja Nicole Peltz, kanë përgatitur gjithçka për të mbrojtur pasuritë e mëdha të familjeve të tyre, para se të bëhen burrë e grua.

Burimet pranë tyre janë shprehur se ata të dy kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore. Nicole dhe Brooklyn kanë rënë dakord se në rast se ndahen, do të marrin gjithçka që kanë kontribuar, duke përfshirë pronat dhe pasuritë e tyre.

Kujtojmë se Victoria dhe David Beckham, kanë një pasuri prej 335 milionë paund, ndërsa babai i Nicole, që është biznesmen ka një llogari prej 1.1 milard paund në bankë.

“Vendimi për marrëveshje mes Nicole dhe Brooklyn ishte i përbashkët. Ai ka pasur disa eksperienca me vajza që e donin vetëm për emrin, kështu që tani janë shumë të kënaqur që Nicole e do Brooklyn për atë që është. Dhe sigurisht që ajo nuk ka nevojë për paratë e tij dhe ka karrierën e saj të suksesshme”, kanë thënë burime pranë dyshes.

Për të mbrojtur pasurinë e familjes, djali i David Beckham

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në çdo rast feste, Kylie Jenner, vjen me diçka të…