Përballë statujave të presidentëve historikë, Trump: Fashizmi i majtë kërkon të zhdukë vlerat tona

04 korrik 2020 | 11:28

Ishte nga viti 1991 me George Bushin e vjetër që një president amerikan nuk merrte pjesë në ceremoninë e vigjiljes së festës së pavarësisë, në malin Rushmore, vendin ikonik ku janë skalitur fytyrat e presidentëve Washington, Jefferson, Roosevelt dhe Lincoln.

Por Donald Trump nuk mund të humbiste rastin të fliste përpara statujave më të famshme amerikane, në një moment ku disa nga statujat që kujtojnë personazhe historike janë një nga objektivat protestave antiraciste të shpërndara kudo në Shtetet e Bashkuara.

“Kombi ynë po sheh një fushatë të egër me synimin e zhdukjes së historisë sonë, baltosjen e heronjve, zhdukjen e vlerave dhe indoktrinimin e fëmijëve”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump bëri publike se si përgjigje ai do të ndërtojë parkun e heronjve amerikanë, ku do të ndodhen statujat që kujtojnë, sipas tij, të gjithë amerikanët më të mirë që kanë jetuar ndonjëherë.

Fjalimi i presidentit u kritikua nga shumë analistë, për faktin se ai nuk tregoi asnjë shenjë uniteti në këtë moment të vështirë për vendin që drejton, me vendin e ndarë nga vala e protestave dhe vështirësitë e shkaktuara nga pandemia. Madje, presidenti akuzoi një sistem të tërë, politik, social dhe mediatik, që ai cilësoi si totalitar.

“Në shkollat tona, në redaksitë, në bordet e kompanive, ekziston një fashizëm i ekstremit të majtë që kërkon besnikëri absolute. Në qoftë se nuk flet gjuhën e tyre, kryen ritualet e tyre dhe nuk zbaton urdhrat, atëherë do të censurohesh, përjashtohesh, futesh në listën e zezë”, shtoi Trump.

Disa dhjetëra protestues bllokuan rrugën për të shkuar tek vendodhja e fjalimit presidencial, por forcat e rendit i bllokuan, duke arrestuar 15 persona. Mes tyre, disa indianë të Amerikës që protestonin për faktin se një fjalim i tillë, sipas tyre përjashtues, mbahen në të ashtuquajturat “kodrat e zeza”, të shenjta për fisin Lakota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletit Fikret Shatri i kanë mbetur edhe disa orë për…