Përballja mes Joshuas dhe Pulevit zhvillohet me tifozë

03 dhjetor 2020 | 11:43

Sfida e madhe e boksit në kategorinë e peshave të rënda në mes anglezit Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Mediet në Angli kanë raportuar se autoritetet lokale kanë lejuar që tifozët të jenë të pranishëm në rast se ndjekin rregullat e caktuara ndaj pandemisë Covid-19. Në këtë përballje do të lejohen 1 mijë tifozë teksa sfida do të zhvillohet në “SSE Arena”.

Ky meç ishte paralajmëruar që të zhvillohej kanë pasur plan të përballen në qershor, por ndeshja është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit. Joshua do provojë të mbrojë titujt si IBF, WBA, WBO dhe IBO kundër Pulev me 12 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende,…