Përballje shqiptarësh në Ligën e Evropës

11 prill 2019 | 07:56

Sonte (e enjte) zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Evropës, kurse do të ketë edhe përballje shqiptarësh.

Në fakt, ndeshja kryesore zhvillohet në Angli në mes të Arsenalit të Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit dhe Napolit të Elsied Hysajt. Skuadra tjetër angleze, Chelsea, që synon triumfin në këtë garë, sonte luan si mysafire e Slavia Pragës.

Ndërsa një ndeshje e jashtëzakonshme pritet të zhvillohet në mes dy skuadrave spanjolle, Villarreal – Valencia, kurse në ndeshjen e fundit përballen Benfica dhe Eintracht Frankfurti. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn,…