Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail mashtrohen përmes emailit të rrejshëm dhe të rrezikshëm

03 korrik 2022 | 09:37

Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail duhet që të kenë kujdes nga një mesazh i rrejshëm që pretendohet se dërgohet nga ekipi i Facebook Support.

Emaili mashtrues, i cili u vu në dukje nga ekspertë të sigurisë kibernetike tek Trustwave, pretendon se llogaria e përdoruesit të Facebook është në rrezik të mbylljes pasi që u gjetën shkelke të standardeve të komunitetit.

Përdoruesit të Facebook i kërkohet që të klikojë në një link ku thuhet se mund të bisedojë me ekipin e Facebook Support në Messenger, por që nëse e klikon atë link të gjitha të dhënat e përdoruesit vidhen, përcjell Telegrafi.

Raporti i The Trustwave thotë se njëri nga mesazhet e rreme që ata zbuluan ka titullin “mesazh i ri nga Facebook”.

fake email

Në email shkruhej: “Faqja e juaj është planifikuar që të fshihet për shkak të shkeljes së standardeve të komunitetit. Nëse ne nuk marrim mesazh nga ju në 48 orët e ardhshme, faqja në pyetje do të fshihet automatikisht. Mund ta apeloni këtë vendim duke vizituar kutinë tuaj të mesazheve”.

Në email-in e dërguar shfaqet një buton ku shkruhet Apelo Tani, në të cilin përdoruesit e Hotmail, Gmail dhe Outlook mund të klikojnë.

Megjithatë, sapo që ai buton të klikohet, përdoruesit drejtohen tek një faqe e rreme apeli në Facebook dhe një bisedë false në Messenger, e cila udhëhiqet nga Google Firebase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Invazioni rus në Ukrainë ka forcuar aleancën perëndimore, para së…