Perezi hap ‘kuletën’, Real Madridi gati për dy mega-transferime
26 qershor 2026
| 11:33
Real Madridi po përgatit një investim prej plot 200 milionë eurosh për të përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Jose Mourinho ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, dhe mesfushorit të Chelseat, Enzo Fernández.
“Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro për Bastonin dhe 120 milionë euro për Enzo Fernándezin, të cilët konsiderohen prioritetet kryesore për përforcimin e mbrojtjes dhe të mesfushës.
Nëse këto transferime realizohen, Real Madridi do të bëjë një nga investimet më të mëdha të kësaj vere në futbollin evropian.



