Përfaqësuesi ligjor i LV-së: Pretendimet e qeverisë nuk kanë bazë kushtetuese

02 dhjetor 2020 | 11:30

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se pretendimet e qeverisë për votën e Etem Arifit janë pa bazë kushtetuese.

“Ne pajtomi sa i përket përfaqësuesit të qeverisë, ne në asnjë moment nuk e kemi kontestuar se z. Arifi është dënuar me vendim gjyqësor plotësues, nuk është thënë një gjë e tillë në kërkesë. Në momentin që përshtatshmëria ka dështuar të vërtetohet, duke e gënjyer KQZ-në personi në fjalë është bërë deputet. Vendimi, puna në Kuvend e z. Arifit është më pa bazë Kushtetuese. Ai nuk mundet me përfaqësuar në asnjë moment elektoratin e vet”.

“Realiteti tashmë tregon se ai është në burg. Sa i përket efekteve, ne pajtohemi që rrjedh vetëm për palët, por në momentin që Kuvendi është informuar, atëherë Kuvendi ka filluar procedurat, për faktin se ai është dënuar me vendim të formës së prerë”, ka thënë Sallahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia e ka gjobitur “Apple”-in me 10 milionë euro për…