Italia gjobit “Apple”-in

02 dhjetor 2020 | 11:29

Italia e ka gjobitur “Apple”-in me 10 milionë euro për shkak të disa pretendimeve të konsideruara si mashtruese nga klientët të cilëve u janë shitur “Iphone” me pretendimin se janë rezistentë ndaj ujit.

Reklama që u ishte bërë modeleve të fundit ishte se rezistonin deri në 30 minuta në ujë në një thellësi që varion nga 1 deri në 4 metra. Por ndërkohë, rezultoi se rezistenca në fjalë vlente vetëm për një ujë shumë të pastër në kushte laboratorike, dhe jo në rrethanat normale të përdorimit. Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Tregut u shpreh se fakti që kompania nuk i mbulonte dëmet e shkaktuara pavarësisht pretendimeve për rezistencë të aparatit ndaj ujit, ishte një praktike “agresive”.

Pretendimet në fjalë vlenin për disa modele që nisnin nga “Iphone 8” e deri tek “Iphone 11”. Sipas autoritetet, edhe vetë reklama që e tregon Iphone gjatë kontaktit me ujin, është keqorintuese, ndërsa kompania nuk sqaronte qartë as llojin e garancisë së cilës i referohej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është…