Daka tregon se pse KQZ-ja e lejoi Etem Arifin të kandidojë për deputet

02 dhjetor 2020 | 11:25

Kryetarja e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është arsyetuar lidhur me certifikimin e deputetit nga radhët e komunitetit pakicë, Etem Arifit, në seancën publike që po mbahet nga Gjykata Kushtetuese.

Daka, pasi kryetari i Legjislacionit të Kuvendit, Shkëmb Manaj, ka potencuar se KQZ-ja nuk i ka nxjerrë ndonjë problem lidhur me deputetin Arifi, ka sqaruar ligjërisht procedurat e certifikimit të deputetëve.

“Subjektet politike që kanë aplikuar duhet dorëzuar nga kryesuesi i partisë formularin e certifikimit të kandidatit, si dhe atë financiar. Secili e konfirmon që ai i përmbush të gjitha kriteret për ta mbajtur një post, që nuk ia ndërpret veprimtarinë atij më tej. Zyra për certifikim më 6 shtator 2019 ka marrë kërkesën e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, ku kandidat për deputet ishte Etem Arifi. Z. Arifi ka ofruar një formular, ku kandidati deklaron se kandidatura e tij është në përputhje të plotë me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë ndër…