Rama para hyrjes në prokurori: Detyra ime është të ndërtoj kryeqytetin, e tyre të shohin nëse po bëhet në mënyrë të ligjshme

30 tetor 2026 | 13:43

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur shkurt para mediave, para se të hynte në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim.

“Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është të shohin që gjithçka bëhet në mënyrë ligjore”, ka deklaruar Rama.

I pyetur nëse do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit, avokati i Ramës, Artan Qerkini, ka thënë se “statusin do ta kuptojmë pas intervistimit”.

Sipas raportimeve në medie, Rama pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Dyshimet kryesore rreth këtij projekti ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe pretendimet për manipulim të stafit dhe konflikt interesi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më shumë se 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe,…