Përfaqësuesja A e femrave do të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s

09 korrik 2020 | 17:45

Bordi i Federatës i Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim për paraqitjen e Përfaqësueses A të Femrave në garat zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 qershor.

Vendimi është marrë pasi është diskutuar më parë në bord dhe pas Analizave të bëra për përfaqësueset e Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, sekretares së përgjithshme, Elvira Dushku dhe drejtorit të përfaqësueseve, Granit Rugova.

Federata e Basketbollit e Kosovës zotohet se do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e duhura për paraqitje sa më të mirë të përfaqësueses sonë në garat e FIBA-s, ku për vashat tona seniore do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në një garë zyrtare të FIBA-s.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputeti i Kuvendit, Behgjet…