Përfliten se janë ndarë, si reagoi Afrona dhe Blero ndaj lajmeve se i kanë dhënë fund martesës

20 maj 2022 | 16:30

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë kthyer në qendrën e vëmendjes pasi përfliten se janë ndarë. Spekulimet se çifti i njohur mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre 3 vjeçare pasi ata fshinë të gjitha fotot me njëri-tjetrin në Instagram.

Si i kanë pritur këto lajme? Në fakt, dyshja duket se janë të pashqetësuar ndaj asaj që thuhet. Ata kanë publikuar foto me familjarët e tyre, duke preferuar që të mos i adresojnë publikisht thashethemet në të cilat janë përfshirë.

“Familje”, shkruan Blero krah fotos ndërsa Afrona ka postuar një foto me motrën e saj duke i uruar ditëlindjen dhe shkruan se mezi po pret që ta takojë. Por edhe pse kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin, dyshja e famshme vazhdojnë që të ndiqen në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se…