Përforcohet KB Trepça

19 janar 2021 | 16:28

Basketbollisti nga Mali i Zi, Ivan Koljeviq, është përforcimi i radhës i Trepçës, ka njoftuar klubi mitrovicas në “Facebook”.

Koljeviq vjen te Trepça pas një karriere të madhe të kaluar te ekipet si Olympiacos, Bilbao Basket, Lietuvos Rytas. Ai te Trepça ka kaluar nga Zeta e Malit të Zi.

Fundori 36-vjeçar për Zetën këtë edicion ka luajtur me një mesatare prej 23.9 pikëve e 8.6 asistimeve për ndeshje. Ai është madje në krye të listës së asistueseve më të mirë të ligës së Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës e përfaqësuar nga kryetari Ardian Gjini si…