Përforcohet klubi shqiptar në Gjermani, ndan lajmin e mirë për mbështetësit e saj

23 maj 2024 | 20:00

Klubi shqiptar që bën gara ne Gjermani, FC Kosova Munchen ka njoftuar se për sezonin e ri 2024/25, do të ketë një sponzor të ri të fanellave të ekipit të parë.

“Me kënaqësi njoftojmë se për sezonin e ri 2024/25,sponsor i fanellave të ekipit të parë do të jetë Innspire Hotel me pronar Gazi Ademaj. Ne i falënderojmë përzemërsisht për kontributin e tyre dhe për mbështetjen e palodhshme ndaj ekipit tonë. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm për ne dhe na motivon për të arritur suksese të reja në fushë. Falënderime të veçanta për Innspire Hotel për besimin dhe përkrahjen që na kanë ofruar. Ne jemi të lumtur që kemi një partner kaq të përkushtuar për zhvillimin dhe suksesin e ekipit tonë”, thuhet në njoftimin për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi rezoluta për Srebrenicën u…