Përfshihet nga zjarri një objekt për servisim të automjeteve në Prishtinë

03 janar 2022 | 13:21

Një objekt për servisim të automjeteve në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkaq zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Lakrishtë’, në Prishtinë.  Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti për “GE”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Garda Kombëtare…