Përfshihet nga zjarri një restorant në lagjen Marigona

18 dhjetor 2018 | 21:01

Dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK Rreth orës 18:20 në lagjen “Marigona Rezidencë ” një lokal është përfshirë nga zjarri, ku dy persona janë të lënduar nga tymi dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK. Lajmin për portalin “rtv21.tv”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha. “Nga njësia patrulluese policore e cila gjendet në vendngjarje jemi njoftuar se në lokacion kanë arritur njësitë e zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizuar nga ta. Detaje tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga kompetentët”, ka thënë Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka theksuar se…