Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoni, Abazi me akuza të rënda ndaj Kurtit

11 shkurt 2024 | 13:15

Për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, përmes mbështetjes dhe prezencës direkte të Albin Kurtit, ka reaguar deputeti Haki Abazi, ka adresuar një varg kritikash në adresë të kryeministrit të Kosovës.

Abazi e ka vlerësuar se nga kryeministër transformimi, Kurti është shndërruar në model të mashtrimit.

“Ky është tentim primitiv i manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me kryeministren e Shqipërisë”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abazit:

Nga kryeministri i transformimit në kryeministrin model të mashtrimit!

“Unë flas gjuhën serbe, dinari nuk është ndaluar, unë kam shumë miq serb” Defansiva patriotike!

Po Dejona kush është, çfarë gjuhe flet ajo, a është Dejona kryeministri i vërtetë i Kosovës! A e caktoi Dejona komisionerin e FSK dhe gjitha pozitat e rëndësishme shtetërore?

Vuçiq dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrejtjen e tyre e mshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo – maqedonasve. Vuçiq i manipulon Serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Kosovë; Kurti manipulon shqiptarët në Luginë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë por nuk ka arritur të manipulojë shqiptarët në Shqipëri e Mal të Zi. Këta të fundit e kanë njohur shumë mirë!

Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcënuar. Ky është tentim primitiv i manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me kryeministren e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojërat Mesdhetare!

Sikur të kishte treguar ndonjë sukses për gjatë tre viteve të qeverisjes, ndoshta edhe do të kishim tolerancë për futjen e hundës në vendet tjera. Por punët lloq në oborrin e vet e dil në kojshi me i tregu se si me ja bë, është poshtërsi dhe aspak respektuese për kapacitetin e shqiptarëve që ata të vendosin për veten. Kurti është rrethuar me njerëzit të përlyer, servil, dhe analfabet dhe rrjedhimisht mendon që i gjithë populli është i tillë!

Arben Tarvari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjes sime se sa engjëllin e lagjes huaj”. Tanimë ka evidencë praktike për tradhtitë e Kurtit bazuar në interesa të tij personale. Andaj i shpreh ngushëllime për vetëvrasjen politike që i ka bërë vetës duke e shndërruar veten në pykën e Kurtit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri operacione  i kreu me sukses  dhe  ra në komë.…