Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Brazil – Serbi

24 nëntor 2022 | 20:55

Ka përfunduar pjesa e parë mes Brazilit dhe Serbisë me shifrat 0-0 (Kupa e Botës). Në minutën e 13-të, Neymar do provonte të realizonte golin më të bukur të botërorit deri më tani. Neymar tentoi të shënonte direkt nga goditja e këndit, por pa ia dalë dot për fare pak.

Pak më vonë, Casemiro goditi nga distanca, gjithsesi portieri Milinkoviq Saviq neutralizoi gjithçka, duke kontrolluar sferën.

Pas gjysmë ore loje radhën e kishte Raphinha, ideja e të cilit kuptohet mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të enjte janë shtyrë…