
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kroaci – Brazil
09 dhjetor 2022
| 16:50
Pjesa e parë e ndeshjes së Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Brazilit ka përfunduar me rezultat 0-0.
Të dy këto kombëtare po përballen në kuadër të fazës së çerekfinales dhe kishin disa gjysmeraste, por gola nuk pati. Në këtë pjesë skuadër më e mirë ishte Kroacia e cila pati me shumë kontrollin e lojës dhe në të njëjtën kohë nuk i lejoi brazilianëve të aplikojnë lojën e tyre.
Pritet të shihet se a do të vendoset gjysmëfinalisti i parë në pjesën e dyta, apo do të ketë vazhdime dhe penallti.