
Përfundoi pjesa e parë në dy ndeshjet e Grupit H
28 qershor 2018
| 16:54
Pjesa e parë e ndeshjes në mes Senegalit dhe Kolumbisë përfundoi 0-0.
Loja në këtë pjesë ishte thuajse e barabartë, por senegalezet rrezikuan me shumë portën e kolumbianëve. Siç dihet me rezultatin aktual kualifikohet Senegali.
Edhe ndeshja tjetër në mes Japonisë dhe Polonisë përfundoi pa gola (0-0). Rastet nuk munguan, por gola nuk pati. Japonia është e para në grup dhe rezultati i barabartë e kualifikon, kurse Polonia po luan ndeshjen e fundit në këtë Botëror.
/Epoka e re/