Përfundon afati i thirrjes për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, aplikuan 25 kandidatë (emrat)
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se më 17 mars ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi ka treguar se deri në orën 16:00 kanë aplikuar 25 kandidatë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala-Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj-Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli-Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi-Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj.
“Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës. Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi.



