Përfundon edhe raundi i dytë, votuan 82 deputetë
04 prill 2021
| 18:41
Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për presidentin e Kosovës. Sikurse në raundin e parë edhe në të dytin kanë votuar 82 deputetë nga 84 sa kanë qenë në sallë.
Në raundin e parë, 69 deputetë kanë votuar në favor të Vjosa Osmanit.
Kujtojmë se në garë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, ku ky i fundit në raundin e parë nuk ka marrë asnjë votë.



