Përfundon kampionati në Argjentinë

27 prill 2020 | 23:20

Federata e Futbollit të Argjentinës ka vendosur t’i përfundojë para kohe të gjitha garat e saj për shkak të krizës së koronavirusit.

Ky vendim vjen vetëm tre ditë pasi Eredivisie në Holandë u suspendua përfundimisht për të njëjtat e arsye.

Dallimi i vetëm është se në Argjentinë tashmë kampion edhe matematikisht është shpallur Boca Juniors, ndërsa në Holandë viti 2020 do të kujtohet përgjithmonë si nje vit pa kampion.

“Të gjithë garat kanë përfunduar, dhe nesër ky vendim do të ratifikohet nga komiteti ekzekutiv”, tha numri një i AFA, Claudio Tapia për TNT Sports.

“Ne do të kthehemi në fushë vetëm kur autoritetet na japin dritën e gjelbër se nuk rrezikohet shëndeti, do të luajmë vetëm kur mendojmë se është koha e duhur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetëisë, Arben Viti, pasi ka konfirmuar…