
Përfundon mbledhja e FFK-së me Giresse, në pritje vendimi
20 qershor 2023
| 13:06
Mbledhja midis udhëheqësve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe trajnerit Alan Giresse është kryer pas 40 minutash.
Klan Kosova raporton që Giresse është larguar nga ambientet e FFK-së pas kësaj mbledhjeje.
Ndërkaq, tani pritet të publikohet vendimi lidhur me fatin e tij në krye të kombëtares. Më herët u raportua që Giresse pritet të shkarkohet nga ky post, por ende nuk ka një vendim zyrtar.