Përfundon procesi i rinumërimit në Obiliq, këta janë tre kandidatët e VV’së, që dyshohen për vjedhje votash

28 janar 2026 | 15:19

Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), në Obiliq ka përfunduar procesi i rinumërimit, raporton Periskopi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë tre kandidatët ‘kampion’ që dyshohen se kanë vjedhur më së shumti vota. Në vendin e parë është kandidati, Gazmend Krasniqi, të cilit janë hequr  362 vota.

Në vendin e dytë është, Adelina Grainca, të cilës i janë hequr 295 vota.

adelina.png

Në vendin e tretë është, Enver Dugolli, të cilit i janë hequr 106 vota.

enveriii.png

Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka përcaktuar vazot për edicionin 2026/27 të Nations League,…