qnr

Përfundon procesi i rinumërimit të rreth 300 vendvotimeve

02 nëntor 16:15

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna.

Ai ka treguar se për “Epokën e re” se tani mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit për kuvendet komunale.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të procedurave të parapara në këtë qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor”, ka thënë Elezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit,…