Marquezi: Vitin tjetër rimarr titullin kampion

02 nëntor 2021 | 16:04

Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, u rikthyer këtë sezon në pistë pas një viti pushim, pas 3 operacioneve radhazi të kryera në shpatull.

Pavarësisht kësaj, piloti spanjoll i Honda ka korrur tri fitore këtë sezon, fakt ky që e bën atë pretendent vitin tjetër. Është vetë Marquez ai që e deklaron këtë gjë, duke paralajmëruar rivalët.

“Këtë sezon po bëj kampionatin tim, pa shumë pretendime. Nga gara e Austrisë deri më tani, për sa i përket pikëve të grumbulluara, jam njësoj me më të mirët. Kjo më motivon për sezonin tjetër, një objektiv personal për mua”, ka deklaruar Marquez.

“Ende nuk ndihem komod në motor, por hap pas hapi dhe me kalimin e kohës, gjërat po bëhen më mirë. Edhe gjendja fizike po përmirësohet dhe kjo duket te rezultatet. Honda po punon mirë dhe mendoj se sezonin tjetër do të jemi në garë për titullin. Ky është objektivi im, të rikthehem kampion bote”, ka shtuar Marquez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në stadiumin e qytetit në Ferizaj ka mbërritur bari…