Stadiumi i qytetit në Ferizaj po bëhet me bari të ri sintetik

02 nëntor 2021 | 15:59

Sot në stadiumin e qytetit në Ferizaj ka mbërritur bari i ri sintetik, i cili pritet të ndërrohet. Ky ndryshim në stadium padyshim se është i mirëseardhur për klubin, pasi që kushtet do të përmirësohen dukshëm.

Ndërrimi i barit sintetik është donacion në bashkëpunim mes kryetarit të FFK-së, z. Agim Ademi, kryetarit të komunës, Agim Aliu, kryetarit të klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazi dhe kryetarit të LRF Afrim Haliti.

“Prezentë në stadiumin qytetit pas mbërritjes se barit sintetik ishin kryetar i klubit, Lulzim Abazi nën kryetari Xhevat Rushiti dhe kryetari i LRF Afrim Haliti me anëtaret e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, e cila luftonte prej…