Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri

16 shkurt 2019 | 16:13

Ka përfunduar protesta e opozitës përballë Kryeministrisë në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falendëruar pjesëmarrësit në protestë dhe bëri me dije se protesta e radhës është të enjten, e cila do të mbahet përpara Parlamentit.

Sipas tij, qytetarët dhe opozitarët nuk do të ndalen derisa të largojnë Edi Ramën.

“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës. Të enjten në orën 10:00 vijon protesta”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hulumtim i opinionit, i realizuar nga Instituti i Prishtinës…