Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së pasi nuk u votua ligji për pagën minimale

06 qershor 2022 | 13:28

Për miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale nuk ka pasur kuorum të hënë në Kuvendin e Kosovës.

Pas kësaj, veteranët e UÇK-së të cilët kanë protestuar zëshëm jashtë Kuvendit për shkak se janë lënë jashtë këtij projektligji, kanë nisur të shpërndahen pasi protesta është shpallur e mbyllur.

Edhe Kuvendi i ka ndërprerë punimet pasi nuk kishte kuorum për të vazhduar me pikat e mbetura të rendit të ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, muzikanti i grupit Bon…