Përfundon punimet konferenca “Politika e jashtme e Kosovës në këndvështrim shkencor”

23 maj 2019 | 21:30

Konferenca “Politika  e jashtme e Kosovës në këndvështrim shkencor” që është organizuar sot nga Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës, ka përfunduar me sukses punimet.

Në këtë konferencë janë analizuar sfidat dhe mundësitë e Republikës së Kosovës për shtimin e numrit të njohjeve, për integrimin në organizata ndërkombëtare, sistemi i përfaqësimit diplomatik të Republikës së Kosovës, kultura politike, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në politikën e jashtme si dhe taktikat dhe strategjitë, që duhet të ndjek politika jonë  e jashtme për të avansuar në mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës.

Kumtesat e kësaj konference është bërë me dije se do të botohen në një botim të veçantë në një afat optimal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka…