Përfundon renovimi i hapësirës rekreative-sportive në Kamenicë

23 qershor 2023 | 11:49

Forumi i Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës ka rinovuar fushën sportive të Parkut të qytetit të Kamenicës, pasi që kjo hapësirë është vlerësuar si një nga hapësirat më të rëndësishme për interes publik, veçanërisht për rininë multietnike të Kamenicës.

Në këtë fushë, puna në terren u përfundua me sukses dhe u realizua renovimi i kësaj hapësire rekreative-sportive, e cila tani është gati për të përdorim nga të gjithë komunitetet në Komunën e Kamenicës.

Projekti Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik (FIERC), financohet nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane German Embassy Pristina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të…